Limaj kujton masakrën në Lubeniq të Pejës: Liria ka kuptim vetëm kur të ndëshkohen kriminelët

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar masakrën në Lubeniq të Pejës ku ishin vrarë 80 civil të pafajshëm.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë rreth 80 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë e pleq, të cilët u vranë mizorisht 20 vjet më parë nga forcat ushtarake e policore në Lubeniq të Pejës. Dy dekada pas kësaj masakre dhe masakrave tjera, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka shkruar se liria e Kosovës, e cila është arritur me shumë mund e sakrificë, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët.

“U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që është kryer në Kosovë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme