Limaj: Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Arian Dacit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

Limaj u ka shprehur ngushëllime e tij, familjes Daci, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme