Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, s’do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 22 vjetorin e zhdukjes se veprimtarit të madh shqiptar, Ukshin Hoti.

Limaj shkruan se kaç shumë vite kanë kaluar nga ajo ditë, familja dhe shteti i tij ende dinë asgjë për fatin e tij.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 22 vite që në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti.

Kaç shumë vite kanë kaluar nga ajo ditë, ende familja dhe shteti i tij nuk dinë gjë për fatin e tij.

Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.

Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Me veprat e tij ai ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë. FL

Të ngjashme