Limaj: Mirënjohës ndaj miqve tanë

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 12:44 | Nga

I pari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milohevicit.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se sot 18 vite më parë Kosovës i dolën në ndihmë miqtë e saj dhe se tani ai ndihet shumë mirënjohës me ta.

Ky është statusi i plotë i tij:

“Sot po bëhen 18 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviçit. Sot bëhen plotë 18 vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.

Sot 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.

Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme