Limaj në përvjetorin e vdekjes tragjike të maturantëve të Malishevës: Përgjithmonë në kujtesën tonë

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët nga Malisheva në 16 vjetorin e vdekjes së tyre tragjike.

Kreu i Nismës thotë se sot, si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

“Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre, dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot bëhën 16 vite nga vdekja tragjike e 15 maturantëve të komunës së Malishevës të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.

Sot, si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre, dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët. Përgjithmonë në kujtesën tonë! FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme