Limaj në Ditën e të Pagjeturve: S’pranojmë asnjë marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur fati i tyre

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 11:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator me Serbinë, tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur fatit i të pagjeturve.

Limaj ka shtuat se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të heq dorë nga mohimet për krimet e kryera.

Ai më teja ka shtuar se shteti serb e di saktë ku janë njerëzit si dhe çka ka ndodhur gjatë luftës.

“Sot sjellim në kujtesë dhimbje e familjeve, thënë më mirë kujtojmë dhimbjet që kemi kaluar për ta ardhur te liria. Është momenti i fundit që Kosova ta bëjë të qartë se sa është e rëndësishme zbardhja e fatit e të pagjeturve. Është e rëndësishme që Serbia të deklarohet për krimet në Kosovë”.

“Serbia duhet të kërkojë falje dhe të heq dorë nga mohimet. Ajo që mundem të sigurojë familjarët është se nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me Serbinë pa u përfunduar çështja e të pagjeturve, nuk ka mundësi të nënshkruhet asnjë marrëveshje nga delegacioni i Kosovës, nëse në asnjë marrëveshje nuk përcaktohet fati apo koha e identifikimit të gjithë të pagjeturve dhe njerëzve të Kosovës”.

“Po ashtu, ne nuk pranojmë asnjë marrëveshje derisa të hapen arkivat dhe të zbardhet përfundimisht fati i të pagjeturëve, sepse shteti serb në Beograd e dinë saksish për secilin njeri të Kosovës, ku është, cili ka qenë, fati i tij dhe çka ka ndodhur me të sepse këtu ka qeverisur Serbia atëherë dhe i di të gjitha”.

Homazhe te Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, kanë bërë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, April 27, 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme