Limaj: Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët me frymën e atdhedashurisë

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jetë të Ajshe Veslit.

Ai tha se Ajshe Veseli ka rritur dhe edukuar fëmijët me frymën e atdhedashurisë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Ajshe Veseli. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit tim, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe gjithë familjes Veseli. Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët e saj me frymën e atdhedashurisë! U prehte në paqe!”, ka thënë Limaj.

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare.

Të ngjashme