Limaj: Pa i larguar kapësit e shtetit s’ka drejtësi në këtë vend

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 17:39 | Nga

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se problemi me sistemin e drejtësisë në Kosovë nuk janë kodet dhe ligjet

Ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook ka thënë se shpëtimi i vetëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë është ç’kapja e sistemit nga grupet kriminale, e që do t’i kapte rrugë reformimit të thellë të këtij sistemi, si garancia e vetme për të qenë efikas e i paanshëm.

“Me ata që i kanë futur duart thellë në këtë sistem s’ka drejtësi në Kosovë, por vazhdon pasiguria dhe abuzimi me ligjin nga ata që janë të thirrur të punojnë në bazë të ligjit”, ka shkruar Limaj.

Ai gjithashtu ka potencuar se “pa i larguar kapësit e shtetit s’ka drejtësi në këtë vend. Nuk janë pengesë kodet dhe ligjet!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme