Limaj pas ngritjes së aktakuzës për Veselin: I bindur që ai do të dalë faqebardhë nga ky proces

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Limaj ka thënë se drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë̈ shembull të bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë̈ i janë përgjigjur drejtësisë̈.

Lideri i Nismës është shprehur i bindur që bashkëluftëtarët e tij , Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë̈ që drejtësia të vihet në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt të postuar në llogarinë zyrtare të Nismës Socialdemokrate në “Facebook”.

Reagimi i Limajt:

Lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë projekti më sublim i popullit shqiptar në përpjekjet e tij për liri dhe çlirim.

Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë̈ shembull të bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë̈ i janë përgjigjur drejtësisë̈

Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë̈ që drejtësia të vihet në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme