Limaj pas vdekjes së Bushit: Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish-Presidentit George H.W. Bush.

Limaj ka thënë se bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha, dhe se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohës për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme. Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush”, thuhet në statusin e plotë të Limajt.

George H.W. Bush ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme