Limaj përkujton Ilir Konushevcin: Ishte një nga strategët më të shquar të UÇK-së

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.

Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e Konushevcit për të cilin ka thënë se ishte një nga strateget më të shquar të UÇK-së.        

“Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:        

Sot në 22 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet strategun e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga celulat e para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilir Konushevci.

Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme