Limaj përkujton masakrën e Srebrenicës: Historia të mos përjetoj ngjarje të ngjashme

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 20:56 | Nga

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj me anë të një postimi në Facebook e ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës.

Ai ka thënë se është detyrë njerëzore që kjo ngjarje të përkujtohet, duke shpresuar që të ngjashme mos të përsëriten më asnjëherë, transmeton lajmi.net

“Dhembja juaj është edhe dhembja jonë! Sot, me respekt të thellë kujtojmë ata që u vranë në gjenocidin në Srebrenicë, dhe shpreh dhembjen time për familjaret që humbën të dashurit e tyre, 22 vite më parë.Është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje, e të ngjashme asnjëherë të mos përjetoj historia e njerëzimit!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Këtë ngjarje më herët e kishte përkujtuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme