Limaj përkujton Rifat Berishën, në përvjetorin e rënies

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj ka përkujtuar Rifat Berishën në 70 vjetorin  e rënies.

Në 70-vjetorin e rënies heroike kujtojmë jetën dhe veprën e një veprimtari të madh, një lufëtari të lirisë, siç ishte Rifat Berisha.

Rifat Berisha ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, bashkë me Islam, Mustafë e Brahim Berishën pas luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe policinë serbe. 
Rifati asnjëherë nuk u pajtua dhe kundërshtoi me të gjitha format veprimet e sistemit të atëhershëm. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës veprimtarëve të asaj kohe të cilët mbajtën gjallë dhe frymëzuan breza të tërë për lirinë e Kosovës. 
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit! 
FL” ka shkruar Limaj në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme