Limaj përkujton Tahir Sinanin: Ishte atdhetar i pashoq

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij nga Tropoja Tahir Sinanin.

Limaj tha se nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë.

“Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!”.

Shkrimi i plotë:Nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë.Sot e kujtojmë me pietet luftëtarin e paepur, patriotin e madh dhe njohësin e mirë të artit luftarak, i cili i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!Lavdi jetës dhe veprës së Tahir Sinanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

Të ngjashme