Limaj: Prekazit do t’i japim vendin që i takon, do të krenohemi me të

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 19:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot takimin e parë të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku mori pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Pas takimit Limaj tha se komisioni dhe Qeveria i jep një rëndësi të veçantë përfundimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ky komision ka bërë që të ngrihet vetëdija e Qeverisë dhe institucioneve të tjera.

“Ne besojmë fort se për trashëgiminë tonë nuk ka gjë më të rëndësishme se ky projekt. Është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, vuajtjes e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Është historia e rrugëtimit të vendit tonë deri në ardhjen e lirisë prandaj edhe ne duhet t’i japim vendim që i takon. Qeveria është e vendosur që kësaj t’i jap rrugë. Ju siguroj se të gjithë ne kur të arrijmë në përfundim të atij projekti do ndihemi krenar. Është punë kogja e madhe, por edhe përkushtimi ynë është vendimtar për ta përfunduar atë projekt dhe për ta përfunduar një projekt ashtu si e meriton”, tha Limaj.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se deri më tani në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, janë investuar 7 milionë euro.

“Mund të them vetëm për hajër na qoftë, qofshi faqe bardhë. Deri në 2010 është invesu nga ministria pastaj ka fillu Agjensioni për Memoriale, është diku një vlerë 7 milionësh që janë investuar për vite aty”, tha Jashari.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj; ministri i Kulturës, Kujtim Gashi; ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe ministri i Punës, Skender Reçica.

Të ngjashme