Limaj pret në takim publicistin Bytyçi, e përgëzon për librin e ri

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Zv.Kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për takimin e tij me gazetarin dhe publicistin Nuhi Bytyçi, shkruan EkonomiaOnline.

Limaj Tutje ka përgezuar Bytyçin për librin e ri  i titulluar “Libri i Luftës”duke e quajtur një libër që pasqyron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën ndër dekada të shqiptarëve drejt lirisë.

“Prita në takim gazetarin dhe publicistin e njohur Nuhi Bytyçi. Autor i Librit më të ri “Libri i Luftës”. Z. Bytyçi e urova dhe në të njëjtën kohë e falënderova për librin.”

Një libër voluminoz i cili pasqyron jo vetëm luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe e deri te formimi i Ushtrisë së Kosovës, vitin e kaluar” ka përfunduar Limaj.

Të ngjashme