Limaj reagon pas tërmetit në Turqi: Lutjet tona janë për popullin turk

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur se është i prekur thellë nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur sot Turqinë̈, ku raportohet të kenë̈ vdekur disa persona.

Në këto momente të vështira për popullin mik turk, bashkëndjejmë dhimbjen me ta, ka shkruar Limaj.

“I shpreh ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet dhe lutem për sa më pak viktima e të lënduar”, ka shkruar lideri i Nismës Fatmir Limaj në faqen zyrtare të partisë që ai drejton

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme