Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

Reçak | 15 Jan 2021 | 11:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë homazheve në Reçak, ka thënë se ngjarja e 15 janarit e vitit 1999 është dëshmia e terrorit që ka bërë Serbia në Kosovë. raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se 15 janari i vitit 1999 është një kthesë e madhe. Limaj shtoi se kjo ngjarje është fytyra e vërtetë e turpit të Serbisë.

“Si çdo vit në janar vijmë për të nderuar dhe përkujtuar shumë burra djem tri e gra të cilët janë dëshmia e terrorit serb i cili nuk kurseu askënd për të arritur objektivat e veta kriminale. Janari në Reqak është një kthesë e madhe. Këta burra që vijmë i nderojmë e ka objektivin për ti përkujtuar se lirinë të cilët e gëzojmë është shumë me gjak e sakrificë. Lavdi secilit dëshmor që ka dhënë jetën për Kosovën. Reqaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, njolla e cila përcjellë në ballin e Serbisë dhe derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi është sinjal i mjaftueshëm për botën për të treguar se në serbi ata të cilët kanë masakruar vazhdojnë ta drejtojnë vendin e tyre. Ftoj gjeneratën e re të mos harrojë atë që ka ndodhur në Reçak”, tha Limaj.

Më 15 Janar 1999, në Reçak forcat serbe vranë e masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Lexo më shumë:

Të ngjashme