Limaj: Shkëlzeni me shokët e tij u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të qytetarëve

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot kujton me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Limaj ka thënë se dy dekada me parë: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut në një betejë të paparë deri atëherë. “Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të civileve të strehuar në atë zonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj. Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!

Të ngjashme