Limaj shkon për të parë nga afër situatën në Malishevë: Vërshimet kanë rënduar gjendjen e bizneseve

Malishevë | 11 Jan 2021 | 16:00 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shkuar për të parë nga afër gjendjen në Komunën e Malishevës, ku tha se vërshimet kanë rënduar gjendjen e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

Limaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, thanë se kjo komunë është ndër komunat më të goditura nga vërshimet që kanë përfshi territorin e Kosovës si pasojա e reshjeve të shiut dhe borës.

Tutje, Limaj tha se u ka shprehur mirënjohje të gjithë drejtorëve të cilët kanë qenë në krye të detyrës për të minimizuar dëmet materiale.

Më tej, kryetari i Nismës tha se vërshimet veç se e kanë rënduar gjendjen e bizneseve dhe bujqësisë, e cila tashmë ishte në gjendje të rëndë si pasojë e pandemisë.

Edhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që “të bëhet një vlerësim i drejtë dhe të kërkohet nga organet shtetërore që të kompensohen të dëmtuarit”.

Nënkryetari Berisha ka bërë të ditur se komisioni është i formuar dhe nga dita e nesërme do të fillohet me vlerësimin e dëmeve në të gjitha fushat dhe në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

Më pas janë vizituar disa nga të dëmtuarit në qytetin e Malishevës, ku janë njoftuar direkt me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka njoftuar me situatën e përgjithshme nga vërshimet e ditëve të fundit, me hapat që ka marrë komuna gjatë këtyre ditëve dhe me përpjekjet e komunës, për të intervenuar aty ku ka pasur nevojë, brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka komuna.

Berisha tha se deri më tani kanë vetëm një kërkesë për evakuim.

Të ngjashme