Limaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 12:00 | Nga

Lideri i Nisma-së për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllim për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndarja e parakohshme nga jeta e Rexhepit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Të dashur miq,
Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi.
Ndarja e parakohshme nga jeta e doktorit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij.
Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi.
U prehsh në paqe, doktor!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme