Limaj takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për dialogun dhe sigurinë në vend

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj,  është takuar gjatë ditës së sotme me komandantin e KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario.

Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.

Limaj falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.

“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi Limajt se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme