Limaj thotë nuk ka shans me u mbyll Gjykata Speciale pa hetuar krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet ta ngrit zërin, sepse nuk ka asnjë shanse me u mbyllë Gjykata e Hagës pa u hetuar çdo masakër që është bërë në Kosovë, vetëm nëse ne si shoqëri nuk dojmë me u angazhu në funksion të kësaj.

Ai ka thënë se do të jetë zëdhënës i kësaj teme. “Përgjegjës i politikave të RTS-së në kohën luftë ka qenë Aleksandër Vucic, sepse ka prodhuar lajme false dhe ka nxitur urrejtje, kriminelët i ka nxjerrë dhe po vazhdon ti nxjerrë si heronj. Pra, zëdhënësit i këtij televizioni famëkeq është President, zëdhënësit i Lirisë është në Hagë.

Jakup Krasniqi i ka shërbye një politike, zëdhënës i një populli çlirimtar që ka dashur vetëm lirinë, ndërsa Vucic e Dacic kanë qenë zëdhënës të krimit e gjenocidit ndaj shqiptarëve”, ka thënë Limaj në RTK. Më tutje, ai ka thënë se është krenar për periudhën që ka kaluar me ata njerëz që sot janë në Hagë dhe bashkë me ta jemi krenar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën. Sipas tij, sa herë që jemi bërë bashkë ka fitu Kosova.

Të ngjashme