Limaj: Uroj që Hoti dhe qytetarët që janë prekur nga Coronavirusi ta kalojnë sa më lehtë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti pas infektimit të tij me COVID-19.

“Uroj që ai dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë prekur nga ky virus ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë”.

“Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme