Limaj uron 1 Majin: Siguria e shëndeti në punë ndër prioritetet kryesore

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka uruar festën e punëtorëve 1 Majin.

Ka thënë se në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehin përkushtimin si institucione që të krijohen kushte më të mira, ku punëtorët kanë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë janë në nivelin më të lartë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

“Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Shënimi i plotë i Limajt:

Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!

FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme