Limaj uron qytetarët e Malishevës për Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të komunës së Malishevës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëvendës

Sot, është një ditë e veçantë për qytetarët e Komunës së Malishevës. Sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.

Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit.

Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Urime Dita e Çlirimit!.

Të ngjashme