Lind fëmija i parë i vitit 2019

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 01:21 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fëmija i parë i vitit 2019 është vajzë, ndërsa nëna më e re është Miranda Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Naser Berisha, shef i ekipit të mjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë, ka informuar se ka lindur foshnja e parë për vitin 2019, në orën 00:36.

“Lindja e parë pas mesnatës ka qenë në 00:36 minuta, me lindje operative. Pacientja është  Miranda Bajrami, e lindur në vitin 2000 nga Fushë-Kosova. Foshnja është e gjinisë me femër”

“Është në përfundim e sipër operacioni. Gjendja e fëmijës është maksimalisht e mirë, ndërsa për pacientin nuk mund të flitet tash pas gjysmë ore”, tha Berisha, raporton EO.

Berisha ka bërë të ditur se vitin që lamë pas kanë qenë 9 985 lindje. Prej tyre me prerje cezariane kanë qenë  3106, ndërsa kanë lindur 5436 meshkuj, 4852 femra, 276 binjakë dhe 16 trenjakë.

Të ngjashme