Lind fëmija i parë në 2018, një djalë

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 00:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fatmire Azemi (1981) nga Dumnica e Podujevës është nëna e parë që ka lindur një foshnje në vitin 2018 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online.

Ajani, sikur e kanë pagëzuar prindërit, ka lindur pikërisht në mesnatë.

Dr. Fitnete Rraci-Nuraj tha se fëmija është i gjinisë mashkullore, me peshë trupore 3 200 gramë.

“Është fëmijë i shëndetshëm. Fëmija i parë i lindur në vitin 2018 ka lindur fiks në ora 00:00… Është fëmijë nga lindja e tretë. Nëna në shtëpi ka një djalë dje një vajzë”, tha ajo.

Mjeku kujdestar në Klinikën e Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, tha se viti që lamë pas ka qenë vit u frytshëm për këtë klinikë.

“Kemi pasur 11 160 lindje… Prej tyre, 260 kanë qenë lindje binjakë, kurse 9 lindje kanë qenë trinjakë. Mund të krenohemi se gjatë vitit të kaluar nuk kemi pasur asnjë vdekje”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja ka vizituar nënën dhe foshnjën, u shpreh i kënaqur me punën e stafit të Klinikës së Gjinekologjisë.

“Siç e patë ne ishim sot në një festë të dyfishtë, një të vitit të ri, dhe po ashtu pamë një lindje, një bebe e cila ka lindur, ashtu siç na thanë, mu në prag të vitit 2018″.

“Ju e patë që është një pune e palodhshme dhe kam ardhur sot që ta falënderoj edhe stafin të cilët familjet tona dhe gratë të cilat lindin sot kanë gjetur një mbështetje të madhe tek personeli i Klinikës Gjinekologjike”, tha Ismaili.

Image may contain: 2 people

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, people eating and food

Të ngjashme