Lipjan, policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka reaguar në një rast të raportuar në Lipjan, ku një e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe ishte martuar me një të mitur.

Sipas Policisë, babai i vajzës ka raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ndërsa, më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar.

“Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme