Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Grafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit, në të cilat shihen fotografi të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qytetit, transmeton Ulpianapress.

Ditë më parë një fotografi, ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë, e në bazë të grafiteve as Lipjani, mund të supozohet se nuk e kanë pritur mirë këtë takim. Vetëvendosje në zgjedhjet e tetorit doli si e treta në këtë qytet.

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite dhe cilat janë motivet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme