Lipjani nderon aktivistët që mblodhën mbi 1.5 milion euro për bamirësi

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nderuar me mirënjohje për humanizëm dy aktivistë të këtij qyteti që vazhdimisht kanë ndihmuar rastet në nevojë.

Lajmin e bëri të ditur Granit Duriqi, njëri nga protagonistët e këtij çmimi.

Të nderuar qytetarë bamirës, e ju njerëz të vullnetit të mirë.

Sot me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës Imri Ahmeti na nderoi me mirënjohje për HUMANIZËM.

Gjatë rrugëtimit tonë ishim në rrethana të ndryshme, emocion, dhimbje, lot, e shumëçka tjetër, por çdo sakrificë të rrugëtimit gjithmonë e kurorëzuam me lot gëzimi. Momentet emocionale që kanë hy thellë në zemrat tona, janë edhe lutjet e familjarëve dhe bamirësve pas çdo përfundimi të aksionit.

Pa dyshim që këtë mirënjohje e ndajmë me popullin, sepse me ata a bëmë madhështoren, ne ishim të gatshëm të i përgjigjemi çdo familjes në nevojë, ju ishit përkrahja e çdo aksioni ku gjithmonë kemi dalë faqebardhë.

Për hir të korrektësisë, gjatë kësaj periudhe vlera e përafërt që populli ynë, duke përfshirë me theks të veçantë Diasporën, i ka dhënë rreth 1,500,000 euro (Një milion e pesëqind mijë euro)

Mjete të destinuara për banim dhe shërim jashtë vendit.

Falënderues zyrës së Kryetarit dhe tërë stafit të Komunës për përkrahje të çdo aksioni.

Falënderues ndaj të gjitha mediave të cilat ishin përkrahja e madhe e publicitetit dhe nxitjes së masës.

Duke shpreh edhe njëherë falënderimet më të sinqerta për juve, iu kujtoj dhe një thënie brilante nga Mahatma Gandi i cili thotë: “Për mua fetar është ai që ndjen dhimbjen e tjetrit”

Faleminderit Kryetar

Faleminderit Diasporë

Faleminderit Qytetarë

Zoti ju bekoftë e iu ruajt nga çdo e ligë.

Të ngjashme