“Liri për Dr. Ramabajën”, përmes vargjeve kërkohet lirimi i Sadri Ramabajës

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 13:46 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me librin “Liri për Dr. Ramabajën” i autorit Sherif Konjufca, është kërkuar lirimi i Sadri Ramabajës i cili është në burg me akuzat për përfshirje në organizatën “Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Për Ramabajën u tha se duhet të ketë drejtësi dhe i cili po mbahet padrejtësisht i burgosur.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se ky proces gjyqësor ka qenë nën ndikimin e politikës.

“Qëndrimi i Presidentit dhe Kryeparlamentarit kanë qenë armiqësor ndaj Ramabajës. Ramabaja nuk i ka borxh asgjë shtetit të Kosovës. Edhe prokurori Sylë Hoxha nuk është zgjedhur rastësisht në këtë proces. Ne si dashamirë të kombit e dijes shprehim solidaritetin tonë me profesor Sadri Ramabajën. Do ta kërkojmë të drejtën. E mira do kërkohet dhe e mira është lirimi i menjëhershëm i Sadri Ramabajës”, ka thënë Kurti.

Hydajet Hyseni nga Shoqata e ish të burgosurve politik tha se ka shumë fakte që në rastin Ramabaja ka shumë padrejtësi.

“Kësaj radhe na ka bashkuar një libër i pazakonshëm i cili nuk do duhej shkruar po mos të kishte shkas siç është rasti fatkeq politiko-juridike. Ne kemi menduar që burgosja e personaliteteve politike është e kaluar, andaj e kemi shoqatën e “ish të burgosurve politik”. Ka shumë fakte që në rastin Ramabaja ka shumë padrejtësi. Një vit është mbajtur në paraburgim Ramabaja, dhe vazhdon të mbahet ende”, tha Hyseni, raporton Ekonomia Online.

Shkrimtari dhe publicisti, Avni Dehari, tha se ky libër u dedikohet vetëm atyre që u ka mbetur ndërgjegje.

“Jam hamendur njëherë mendova qelë ky libër  të mos e ketë këtë titull pasi u bënë thirrje të gjithëve madje edhe atyre që nuk i ka mbetur ndërgjegje. Por më pas thash të jët i till pasi u bënë thirrje vetëm atyre që u ka mbetur ndërgjegje”, tha Dehari.

Tutje Publicisti Dehari tha se kemi të bëjmë më proces të montuar gjyqësor sa i përket dënimit të Sadri Ramabajës.

Sipas Deharit, në të gjitha shkrimet autoriale dëshmohet për pafajësinë e Ramabajës.

Ish gazetari dhe autori i librit, Sherif Konjufca, falënderoi të gjithë që kontribuon në këtë aktivitet, sipas tij, Ramabaja duhet të shpallet i pafajshëm.

“Falënderojë ata që kanë kontribuar libri është aktivitet i përbashkët. Në emër të shoqërisë Lëvizja. Me bindjen e plotë që të gjithë e keni iden që Sadriu është i pafajshëm”, tha Konjufca.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Sadri Ramabaja, është i arrestuar në vitin 2017, ku nga Prokuroria Speciale e Kosovës është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme