Liria e vonuar për tre banorë të Qikatovës së Drenasit që qëndruan në shpellë për tre muaj gjatë luftës

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Për kosovarët çlirimi i vendit kishte ardhur me hyrjen e NATO-s më 12 qershor të vitit 1999.

Por, për tre qytetarë të Qikatovës së Drenasit liria ishte vonuar. Kjo pasi ata qëndruan për tre muaj rresht në një shpellë, në kohën kur po zhvillohej lufta e fundit në vend, njofton Klan Kosova.

Petrit, Sokol dhe Selman Morina nuk e kishin kuptuar se vendi ishte çliruar, derisa iu tregoi një bashkëfshatar.

Klan Kosova në vitin 2010 kishte përgatitur një material rreth tyre, ku Petrit Morina kishte treguar tërë historinë e kësaj ndodhie.

Ai kishte deklaruar se gjatë qëndrimit në shpellë nuk e kishin ditur se vendi ishte liruar, edhe pse kishin parë qytetarë të cilët endeshin të lirë. Ata kishin menduar se njerëzit që ishin jashtë ishin civil serbë dhe jo shqiptarë.

Për më shumë detaje shikoni videon më poshtë:

Të ngjashme