Lirohen nga burgu Nexhat e Fadil Demaku

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe vëllai i tij, ish- deputeti Fadil Demaku, janë liruar sot nga burgu pasi e kanë vuajtur dënimin prej më shumë se 2 vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tyre, Jahir Demaku, përmes një statusi në Facebook.

“Sot përfundoj edhe një padrejtësi për vllëzërit e mi, shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vllëzërit Demaj”, ka shkruar ai.

Nexhat e Fadil Demaku janë dënuar në rastin “Drenica 2”, të akuzuar për vepra penale të krimeve të luftës.

Gjykata Supreme e Kosovës ua pati vërtetuar dënimet grupit “Drenica 2” në gusht të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme