Lirohet Dardan Molliqaj

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PSD-së,  Dardan Molliqaj është liruar, pasi u arrestua mëngjesin e sotëm pas një urdhër arresti lëshuar nga Gjykata.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Pasi ishte dërguar ne Prokurori, deputeti Molliqaj tashme është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Kuqi, për lajmi.net.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka realizuar një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, respektivisht departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate ku ka arrestuar deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Sipas policisë urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

Të ngjashme