Lirohet i moshuari që tentoi ta sulmonte Jasharajn, avokati Gashi thotë se duhet të hapen shkollat

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Është liruar 81-vjeçari që tentoi të sulmonte kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Lajmin për lirim e ka dhënë avokati i tij, Tomë Gashi, në faqen e tij në Facebook.

“Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit refuzohet”, ka shkruar Gashi.

Avokati i njohur për përkrahjen e pushtetit, shfrytëzoi rastin të jep dhe qëndrimin e tij për çështjen e grevave. “Shkollat duhet të hapen”, shkruajti ai.

Postimi i plotë:

Musli Rexhepi LIROHET

Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit REFUZOHET

Shkollat duhet te hapen.

Të ngjashme