Lirohet shtetasi i huaj që u arrestua Te Qafa, dyshohet se fillimisht vodhi në market e pastaj sulmoi një burrë

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj i moshës 25-vjeçare, është arrestuar dje Te Qafa në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar një person dhe për vjedhje në një market.

I njëjti është liruar sot në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

“Personi në fjalë, shtetas i huaj mashkull 25 vjeç, është arrestuar për veprat vjedhje dhe lëndim trupor. I njëjti  pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Sipas burimeve të Express, 25 vjeçari dyshohet se kishte vjedhur disa produkte ushqimore në market, dhe pastaj ka sulmuar burrin që ka tentuar ta ndalojë të largohet nga marketi.

Të ngjashme