Lista e vendeve më të sigurta prej Coronavirusit, Kosova e 145-ta

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që lufta ndaj Covid-19 nuk ka mbaruar ende, vendi më i sigurt në botë për momentin është Zvicra, raporton revista e njohur amerikane Forbes. Ndërkohë Kosova ndodhet në vendin e 145-të.

Hulumtimi u bë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.

Sipas këtij raporti, Zvicra dhe Gjermania dolën në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, sipas studimit.

Flamuri i Kosovës, i vendosur në shkallën më të ulët të piramidës

Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut. Shqipëria është në vendin e 88-të, edhe pse rezultatet e deklaruara në vend ishin befasuese.

Nga shtetet e rajonit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72. Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë, dhe dy vende përpara Rusisë.

Rajonet me rrezik më të lartë tani, sipas raportit, janë Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Jugut, si dhe disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Paqësorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme