Lista Serbe mburret pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalim të privatizimit në komunat me shumicë serbe

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, për komunat me shumicë serbe të pjesës veriore, Ranillugut dhe Kllokotit  për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës i objekteve dhe pronave të paluajtshme.

Është subjekti politik, Lista Serbe, që po mburret me këtë vendim duke e quajtur si arritje e realizimit të synimit të tyre, përcjell Klan Kosova.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, ka qenë kërcënim politik dhe ekonomik për serbët te Kosovës ndër vite.

Me vendimin e qeverisë, Rakiq ka thënë se do të përmirësohet mjedisi ekonomik nëpër komuna, por edhe kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë në to.

“Ky sukses yni tregon se Lista Serbe kujdeset për interesant e qytetarëve serbë dhe se tregon se pse kjo listë ka marrë mbi 90% të votave të serbëve në zgjedhje”, ka thënë Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme