Lladrovci bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Më rastin e shënimit të 29 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, familjarë të të rënëve, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në vendin e rënies së tyre dhe kanë venë kurora me lule.

Kryetari Lladrovci vlerësoj lartë sakrificën e tre dëshmorëve të lirisë të cilët me një grup të qytetarëve nga Drenasi, qysh herët kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra të okupatorit.

Me 31 Janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa” në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morinën dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë.

Të ngjashme