Lladrovci: Drenasi kampion sa i përket qeverisjes së mirë

Drenas | 07 Sht 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që ai drejton është kampione sa i përket Qeverisjes së mirë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kushdo që ka dilema në qeverisjen e tij i kanë demantuar  që një kohë.

“Qytetarë të komunës Drenasit, jemi kampion!. Kushdo që ka dilema në qeverisjen tonë, moti i kemi demantuar. Çdo vit, jemi radhitur ndër komunat më të mira, sivjet jemi kampion. Faleminderit zyrtarë, qytetarë, institucione për vlerësim.  Urime dhe gëzuar qytetarë të komunës së Drenasit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i tij, ka ardhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vitin 2019 ka vlerësuar komunën e Drenasin më përformancën më të mirë në mesin e 38 komunave të Kosovës .

Komuna e Drenasi po ashtu është vlerësuar me një grant në vlerë 803.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal./eo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme