Lladrovci: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë pjesë e idealeve tona për liri

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 13:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh vëllai i Fehmi Lladrovcit, Ramiz Lladrovci, tha se rruga e Fehmiut dhe e Xhevës deri në shesh zgjati 20 vjet.

“Rruga e Fehës dhe e Xhevës deri në këtë shesh zgjati 20 vjet.  Ishin vite të gjata dhe plot mall. Nga sot ata janë pjesë edhe e jetës sonë këtu në shesh, ashtu siç ishin dhe janë pjesë e idealeve tona për lirinë.  Sot me nderim të thellë përkujtojmë edhe heroinën nga Bistrica e Shalës, Fatime Hetemi si dhe studentin nga Prishtina, Shefqet Zeka”.

Ai premtoi që nuk do të ndalen vetëm me këto shtatore, por do të ketë shtatore edhe për heronjtë Bedri Shala e Rasim Kiqina, si dhe për heronjtë e familjes Jashari, raporton Ekonomia Online.

“Prapa meje do të jetë vendi ku do t’i vendosim edhe shtatoret e heronjve Bedri Shala dhe Rasim Kiqina, do ta ndërtojmë një shesh edhe më të bukur sesa ky, ku sot i zbulojmë shtatoret. 100 metra nga këtu, prapa juve andej nga do të kalojë rruga 4 korsi, afër vendit ku është kryer aksioni i parë i UÇK-së, aty do vendosen shtatorët e Jasharëve. Jemi krenarë se mund të tregojmë për fillimin e çlirimit të vendit. Me pjesëmarrjen e juaj keni nderuar luftën tonë të shenjtë, keni nderuar vuajtjen dhe sakrificën e Drenicës”, ka thënë Lladrovci.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se vepra e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit është shumë më e madhe sesa që mund të tregohet sot.

“Kur mblidhen fijet e kujtesës dhe të kaluarës sonë që tashmë janë pjesë e historisë. Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci janë monstra të idealeve tona se si mbrohet liria”.

“Në këtë ditë madhështore për Drenasin, për Drenicën, për kombin tonë na u kthyen në bronz Baca Feh e Dada Xhevë. Sot po e përjetësojmë me praninë e përhërshme në zemrën e Drenasit e Kosovë për të dhënë mesazh se kjo tokë ka Zot. Nga sot, jo vetëm Drenasi, por krejt Drenica ka më shumë hijeshi, ka më shumë madhështi”.

“Vepra e tyre është shumë më e madhe sesa që mundemi sot të tregojmë”, shtoi Jashari.

Të ngjashme