Lladrovci krah për krah Osmanit, Kurtit dhe Bekim Jasharit, bëjnë homazhe në Qirez dhe Likoshan

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

 I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, ish Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Gjeneral Ilaz Derguti, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, zyrtarë komunal e qytetarë, në nderim të betejës së Qirezit e Likoshanit, kanë bërë homazhe tek kompleksi i varrezave “Dëshmorët e Qyqavicës. 


23 vite me parë, gjatë luftimeve me policinë serbe, në Qirez e Likoshan ranë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. 


Me këtë rast Jashari tha se sot 23 vite pas kujtojmë luftën e pastër të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të rënët, martirët, gratë, burrat, pleqtë e të rinjtë të paarmatosur të cilët u vranë e u masakruan nga forcat serbe pas disfatës që kjo e fundit pësoj nga UÇK-ja.


“Vrasja e 20 civilëve të pafajshëm në Qirez e Likoshan, masakrimi i tyre nga forcat barbare serbe, u bë nismë e shumë vrasjeve e masakrave të tjera të bëra nga ushtria e policia serbe mbi popullin civil shqiptar, si ajo në Izbicë, Rezallë, Abri, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e shumë masakra të tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar”, tha tutje Jashari.


Kryetari Jashari i shoqëruar nga nënkryetari Lushtaku, kryetari Lladrovci si dhe drejtorë komuanl, shënimin e kësaj beteje e vazhduan me vizita tek familjet e heronjve dhe dëshmorëve të rënë në betejën e Qirezit e Likoshanit si Rexhepi, Sejdiu, Nebiu, Rama dhe Behrami, për të shprehur nderin dhe respektin ndaj këtyre familjeve që dhanë shumë për shtetin e Kosovës.


Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!

Të ngjashme