Lladrovci kujton mikun Sabit Brokaj, ngushëllon familjen dhe miqtë e tij

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas vdekjes së ish ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Sabit Brokaj, ka përkujtuar atë me vlerësimet më të larta, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Lladrovci ka shkruar:

“Sot, kombi ynë mbeti pa një atdhetar të jashtëzakonshëm, ndërsa familja e tij dhe të gjithë ne që e njohëm, mbetëm pa familjarin, mikun, edukatorin dhe atdhetarin e rrallë”.

Ja postimi i Lladrovci në rrjetin social:

Sot kaloi në amshim, miku im i çmuar, njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj gjatë luftës tonë çlirimtare, prof. Sabit Brokaj.Vepra e tij jetësore është përplot angazhim profesional si kardiolog, si deputet dhe Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Në kujtime të paharruara për mua dhe të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët mbetet koha kur rrezikohej qenia fizike e kombëtare, koha e luftës tonë për çlirim.Situatat në të cilat kaluam gjatë viteve sa ishte Ministër, Prof. Sabit Brokaj, do të shquhet me vendosmërinë, largpamësinë dhe atdhetarizmin, tipare këto të tij të paharrueshme.Sot, kombi ynë mbeti pa një atdhetar të jashtëzakonshëm, ndërsa familja e tij dhe të gjithë ne që e njohëm, mbetëm pa familjarin, mikun, edukatorin dhe atdhetarin e rrallë. Ngushëllime të sinqerta Familjes Brokaj dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të.Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Sabit Brokaj!



Të ngjashme