Lladrovci: Kurrë s’kam qenë truproje e Hashim Thaçit

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një sçaqrim rreth nje video-inçizimi, ku ka thënë se anjëherë s ka qenë truproje e Hashim Thaçit, presidentit aktual të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë të ashtu quajtur nga Lladrovci, shkruan gazeta inFokus.

“Për qytetarët dhe mediat, dashamirë të këtij vendi dhe të kaluarës tonë, jap këtë sqarim: Kurrë në jetë nuk kam qenë truproje, me gjithë respektin ndaj këtij profesioni.

Një video e shkurtuar, e cila është emituar shumë herë dhe nuk është “e rrallë”, me qëllime manipulimi, lajmi është reduktuar me një mesazh shpifës, në një funksion që kurrë nuk kam qenë.

Kurrë nuk kam qenë truproje e askujt. Rreth këtij incizimi, i cili është shkurtuar e manipuluar, theksoj: Ky incizim është bërë në kohën e Luftës çlirimtare, gjatë bombardimeve, ku unë jam në cilësi të bashkëdrejtuesit të Zyrës së UÇK-së në Tiranë, së bashku me mediat, kemi lëvizur me dy helikopterë gjatë vizitës në qendrat me refugjatë.

Në helikopterin e parë kemi qenë së bashku me Kryeministrin e Qeverisë së përkohëshme, z. Hashim Thaçin dhe zëvendës kryeministrin e Qeverisë së Shqipërisë, z. Ilir Metën, me ç’rast kemi vizituar mijëra refugjatë nga Kosova në Korçë, Petrelë dhe Kukës.

Në helikopterin e dytë, kanë qenë dhjetëra media, të cilat kanë raportuar për luftën çlirimtare dhe refugjatët, media të njohura ndërkombëtare, media shqiptare e të tjera, të akredituara në Shqipëri.

Cilado nga mediat që ka publikuar sot këtë incizim me tekst shpifës, ka mund ta thotë të vërtetën, duke ua dhënë shpjegimet e duhura dhe reale lexuesve të vet. Për fat të keq, askush nuk kërkon sqarime, por, publikon shpifje. Kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë.

Ua rikujtoj shpifësve se mesazhi i takimeve me refugjatët ishte: Kosova së shpejti do të çlirohet dhe të gjithë do të ktheheni në shtëpi. Ashtu edhe ndodhi.

Respekt për qytetarët dhe mediat që nuk i besojnë këto manipulime”, është shprehur LLadrovci.

Të ngjashme