Lladrovci pritet t’i vendosë në Drenas shtatoret e tre miqve më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kosovës

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për projektin e tij në kuadër të udhëheqjes së kësaj komune, nga i cili brenda këtij viti do të vendosen edhe gjashtë shtatore të reja.

”Jam zotuar që në mandatin tim do t’i nderojë dhe respektojë heronjtë e Kosovës. Pa shtatoret e këtyre heronjve sheshi në Drenas do të ishte i varfër”.

”Kostoja e projektit akoma nuk dihet sepse e gjitha do të bëhet përmes donatorëve. Do të bëhen për 14 muaj, dhe do të publikohen të gjithë emrat e donatorëve të këtyre shtatoreve që do të vendosen”.

”Dy shtatore janë të përfunduara dhe me 30 prill do të keni rastin ta shohim shtatoren e Ilaz Kodrës ndërsa më 30 maj do të vendoset shtatorja e Rasim Kiqinës”.

Veç kësaj, në Info Magazine është bërë e ditur që kryetari Ramiz Lladrovci, do të ndërtojë edhe tre shtatore të reja të miqve ndërkombëtarë të cilët ndihmuan në çlirimin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Do t’i vendos edhe tre shtatore të miqve tanë të mëdhenj që na kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës”.

”Besoj që ceremonia kryesore e këtij viti për 28 Nëntor, do të jetë në nivel Kombëtar në Drenas sepse do të vendosen për herë të parë tre shtatore në të njëjtën kohë – ato të Komandantit Adem Jashari, Hamëz dhe Shaban Jasharit”, ka përfunduar Lladrovci, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme