Lladrovci: Shtatorja e heroit Ymer Alushani afër përfundimit

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është duke u punuar busti i heroit Ymer Alushani-Vogëlushi.

“Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu.

Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai ka shtuar se shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot!

Të ngjashme