Lladrovci takohet me Sylejman Selimin

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Selimi ka uruar kryetarin Lladrovci për detyrën e re dhe ka kujtuar bashkëpunimet që kanë pasur gjatë kohës sa ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe TMK-së.

Lladrovci ka shoqëruar Selimin për homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovci në sheshin e Drenasit, ku edhe ka venë buqeta me lule, pastaj se bashku kanë vizituar edhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Të ngjashme