Lladrovci uron Kadri Veselin për ditëlindje

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Kadri Veselin me rastin e ditëlindjes, duke theksuar “Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri”.

Lladrovci e ka uruar nga zemra “që ditëlindjet tjera t’i pritni në atdheun për të cilin bëre aq shumë, në mesin e më të dashurve tuaj, duke i kontribuar përparimit dhe fuqizimit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Miku im Kadri, sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia.

Prandaj, nuk është e lehtë as për Ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri.

Uroj nga zemra që ditëlindjet tjera t’i pritni në atdheun për të cilin bëre aq shumë, në mesin e më të dashurve tuaj, duke i kontribuar përparimit dhe fuqizimit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Urime ditëlindja miku im, Kadri Veseli!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme