Lladrovici shfaq shenja të COVID-19, vetizolohet

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se është testuar për COVID-19.

Ai ka thënë se mbrëmë i janë shfaqur disa simptoma dhe pas vizitës në QKMF-në në Drenas, është testuar dhe është duke pritur rezultatin.

Lladrovci  përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është vetizoluar deri në marrjen e rezultatit.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive.

Jam në pritje të rezultateve.

Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.

Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!

Të ngjashme